Çfarë ndodhi me këngën e Bushpepës në Eurosong/ Reagimet e fansave.. (FOTO,VIDEO) – AlpeGossip
Çfarë ndodhi me këngën e Bushpepës në Eurosong/ Reagimet e fansave.. (FOTO,VIDEO)

Çfarë ndodhi me këngën e Bushpepës në Eurosong/ Reagimet e fansave.. (FOTO,VIDEO)

Ndryshon kënga e Bushpepës në Eurosong, por fansat s’e pëlqejnë!
Ashtu siç ndodh në të tilla raste, Eugent Bushpepa ka publikuar version zyrtar të këngës përfaqësuese në Eurosong 2018. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari, ku përmes një statusi në Facebook ka prezantuar këngën përfundimtare.

“Miq, ky është version final i këngës ‘Mall’. Ky version do të këndohet nga Eugent Bushpepa në gjysmënfinalen e parë të Festivalit Eurosong më 8 maj’’, shkruhet në profilin zyrtar në Facebook.

Por ajo që vihet re tek komentet e ndjekësve, është fakti që pjesë e mirë e tyre nuk e kanë pëlqyer versionin e ri. Kënga ka pësuar disa ndryshime që vihen re tek momentet kulmore që Eugenti i këndon më së miri. ‘I ke hequr nervin’ shkruan njëri prej komentuesve të shumtë.

Sigurisht që disa të tjerë nuk bien dakord me ndërhyrjet në këngë, por i justifikojnë ato, sepse sipas tyre, kështu zëri del më i qartë.

Ngelet për t’u parë se si do të shkojë performanca live e këngëtarit, të cilit zëri s’i mungon për ta performuar përsosmërisht. Skena të tilla si Eurosong-u kanë përherë surpriza dhe nuk mund të bëjmë parashikime. Ka patur më parë këngëtarë përfaqësues të Shqipërisë me këngë që bënë namin, por në fund nuk u vlerësuan sa pritej. Ose rasti i Rona Nishliut, ku kënga “Suus’’ u pa me skepticizëm në fillim, megjithëse ajo mahniti gjithë botën duke u renditur në vendin e 5-të