Dy gjuhë, por një dashuri! Dafina Zeqiri i thotë “të dua” Jose-së siç ajo di më së miri! (FOTO) – AlpeGossip
Dy gjuhë, por një dashuri! Dafina Zeqiri i thotë “të dua” Jose-së siç ajo di më së miri! (FOTO)

Dy gjuhë, por një dashuri! Dafina Zeqiri i thotë “të dua” Jose-së siç ajo di më së miri! (FOTO)

Dafina Zeqiri ka shumë kohë tashmë që po ngre një jetë të re në SHBA, ku po punon maksimalisht të depërtojë në tregun ndërkombëtar atje si dhe po njihet më mirë me të dashurin e saj prej disa vitesh, Jose dhe familjen e tij.

Ndonëse të gjithë e dimë se ajo është në një lidhje dashurie, Duffy nuk ka dashur ta shfaqë shumë historinë e saj në rrjete sociale, ku më së shumti ka preferuar të mbajë një profil të karrierës së saj.

Por disa orë më parë ka “thyer rregullat” duke postuar në Instastory një foto krah Jose. Duffy i është ulur partnerit të saj në prehër teksa kanë shkrepur një foto shumë të bukur bashkë.

“Te Amo, Të dua!” – shkruan këngëtarja mbi foto, duke e thënë fjalën e ëmbël të dashurisë në dy gjuhët përkatëse: spanjisht për Jose-n dhe shqip në gjuhën e saj.