“PAZARET I KAM BËRË ME NJË BURRË TJETËR QË…”/ Gaz Paja flet për largimin nga “Portokalli” – AlpeGossip
“PAZARET I KAM BËRË ME NJË BURRË TJETËR QË…”/ Gaz Paja flet për largimin nga “Portokalli”

“PAZARET I KAM BËRË ME NJË BURRË TJETËR QË…”/ Gaz Paja flet për largimin nga “Portokalli”

Aktori i njohur i humorit Gaz Paja, në një intervistë për “Motor Plus” në Vizion Plus, ka bërë me dije se për momentin është mirë në spektaklin e njohur “Portokalli”. Megjithatë ai nuk ka përjashtuar mundësinë për t’u larguar nëse i ofrohet diçka më e mirë.

Kjo pasi personi me të cilin ka bërë pazaret nuk jeton më dhe linjat e televizionit munden edhe të ndryshojnë.

“Ne jemi si futbollistët, vëlla, nëse dikush na ofron diçka më të mirë pse jo. Unë jam njeri besnik si natyrë, por në një moment kur nuk më ofrohen të gjitha gjërat, sigurisht që do të shikoj punën time. Për momentin jam mirë tek ‘Portokalli’, nëse televizoni ku jam aktualisht nuk vazhdon në linjat që kam nisur unë, shoh shtëpinë time dhe nuk ma ndjen fare. Sepse pazaret i kam bërë me një burrë tjetër që fatkeqësisht nuk është më. Unë jam në ‘Portokalli’, por nuk përjashtoj mundësinë të jem kudo,” u shpreh Paja në intervistë sipas “Anabel.al”.