Anila Çela braktis “Vizion Plus” për “Top Channel”? Moderatorja tregon të vërtetën – AlpeGossip
Anila Çela braktis “Vizion Plus” për “Top Channel”? Moderatorja tregon të vërtetën

Anila Çela braktis “Vizion Plus” për “Top Channel”? Moderatorja tregon të vërtetën

Janë komentuar gjatë në media javët e fundit lëvizjet e ndryshme që po ndodhin në televizionet shqiptare. Përpara disa ditësh qarkulloi lajmi që prezantuesja e njohur Anila Çela do të braktiste televizionin ‘Vizion Plus’ në të cilin prej vitesh prezanton emisionin ‘Vizioni i Pasdites’ dhe do të zhvendosej në ‘Top Channel’.

Sipas burimeve të ndryshme ajo do të zëvendësonte Juli Krisafin dhe do të merrte drejtimin e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’. Mirëpo së fundmi Anila në një prononcim për ‘Prive’ ka treguar sesi qëndron e vërteta e lëvizjes së saj.

Ajo nuk ka konfirmuar lajmin se do të iki në Top Channel dhe ka treguar se momentalisht nuk do tregojë asgjë për planet e së ardhmes.

‘Aktualisht nuk do doja të jepja informacione mbi planet e vazhdimësisë së punës në televizion. Nëse do të kem lajme që dua ti ndaj me publikun do informoj’ , u shpreh Anila.