Lori Hoxha zbulon dietën që përdorin VIP-at për t’u dobësuar, por mos e provoni - AlpeGossip
Lori Hoxha zbulon dietën që përdorin VIP-at për t’u dobësuar, por mos e provoni

Lori Hoxha zbulon dietën që përdorin VIP-at për t’u dobësuar, por mos e provoni

Ajo ka linja perfekte, por ndoshta t’i mbash ato nuk është aq e lehtë. Fashionistja Lori Hoxha jep gjithë kohës këshilla për trendet e fundit të modës, përmes postimeve të saj në rrjetet sociale.

Por tashmë duket se do të përfshihet edhe në fushën e dietave. Ajo tregoi një dietë që përdorin VIP-at për t’u dobësuar, të cilën ia kishte mësuar e motra Sara.

“Do shëndoshesh o Lor”, por ata s’e dinë që unë po bëj një dietë ku ha vetëm 6 orë në ditë dhe orët e tjera rri pa ngrënë fare, sepse kështu më tha Sara që po dobësohen VIP-at”, shkruan Lori në një postim në Instastory.