Habit Endri Prifti: Diçka të tillë nuk do e bëja kurrë! – AlpeGossip
Habit Endri Prifti: Diçka të tillë nuk do e bëja kurrë!

Habit Endri Prifti: Diçka të tillë nuk do e bëja kurrë!

Një mënyrë mjaft e mirë marketimi për këngëtarët kohët e fundit është publikimi i videove të bëra nga fansat për këngët që publikojnë.
Por duket se një metodë e tillë nuk përqafohet nga të gjithë artistët. Ndër ta janë edhe vëllezërit korçarë. Vetëm pak ditë më parë vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi kanë publikuar në rrjete sociale këngën e tyre më të re me titull “Emigranti” dhe përmes një statusi në rrjete sociale Endri ka bërë të ditur se nuk do të publikonte video nga fansat. “

“Doja të bëja një falenderim shumë të madh, për të gjithë ju që më dërgoni në inbox videot tuaja për të gjitha këngët tona dhe kryesisht për këngën e re, që janë pa fund nga gjithë bota, por dua të më falni për mos përcjelljen e tyre në faqet tona. Nuk e kam përdorur dhe nuk do e përdor këtë gjë. Nuk më duket diçka që duhet ta bëj. Ju i bëni sepse i ndjeni dhe unë ju falenderoj me zemër. Ju dua të gjithëve”- ka shkruar Endri.