DUKEN NJËSOJ/ Të huajtë ngatërrojnë ish-banoren e “Big Brother Albania” me Kylie Jenner – AlpeGossip
DUKEN NJËSOJ/ Të huajtë ngatërrojnë ish-banoren e “Big Brother Albania” me Kylie Jenner

DUKEN NJËSOJ/ Të huajtë ngatërrojnë ish-banoren e “Big Brother Albania” me Kylie Jenner

Ish-banorja e “Big Brother Albania”, Gerta Shino është ngatërruar nga të huajt me miliarderen Kylie Jenner. Foto e Gertës është postuar nga një prej faqeve më të ndjekura në Instagram “Fashion nova”, faqe e cila ndiqet nga më shumë se 17 milion njerëz nga mbarë bota.

Në foton e Gertës ka shumë komentues të cilët shkruajnë se menduan që vajza në foto është Kylie Jenner. “Për një sekond mendova se kjo është Kylie Jenner”, shkruan një komentues. “Gjithë këto vajza duken njësoj. Mendova se kjo është një Kardashian ose Jenner”, shkruan një tjetër.

Në fakt Gerta ngjan vërtet shumë me Kylie Jenner dhe këtë ia kishin vënë në dukje edhe ndjekësit shqiptarë pak kohë më parë.