SARA HOXHA FESTON 23 VJETORIN/ Zbulohet surpriza e parë e ditëlindjes (FOTO) – AlpeGossip
SARA HOXHA FESTON 23 VJETORIN/ Zbulohet surpriza e parë e ditëlindjes (FOTO)

SARA HOXHA FESTON 23 VJETORIN/ Zbulohet surpriza e parë e ditëlindjes (FOTO)

Në familjen Hoxha sot ka festë, pasi Sara Hoxha mbush 23 vjeçe. Pritja e ditëlindjes është një traditë dhe kështu ka ndodhur edhe për të.

Surpriza që është zbuluar deri më tani për ndjekësit e rrjeteve sociale është torta, që ishte përgatitur për Sarën.

Nuk është aspak e zakonshme dhe nuk ka lidhje me ato klasiket. Torta është frymëzuar nga seriali më i dashur ndër vite “Friends”, ndërsa sipër saj shihet një divan dhe një filxhan kafeje.

Gjithashtu në të lexohet edhe emri i serialit, ndërsa në pjesën e poshtme të tortës shkruhet: “Ajo kur Sara mbush 23”.

Videoja e fryrjes së qirinjve u publikua nga Lori Hoxha në Instagram me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen partnerja ime e jetës, jam njeriu më me fat në botë që të kam”.

Një foto të tortës Sara e publikoi edhe në profilin e saj.