E dhimbshme: Biznesmenia e njohur humb ‘fëmijën’ e saj të parë – AlpeGossip
E dhimbshme: Biznesmenia e njohur humb ‘fëmijën’ e saj të parë

E dhimbshme: Biznesmenia e njohur humb ‘fëmijën’ e saj të parë

Sot është një ditë e trishtë për yllin e “Keeping up with Kardashians”, Khloe Kardashian e cila me anë të një postimi në Instagram ka treguar se ka humbur fëmijën e saj të parë, siç e quan ajo qenin e familjes Kardashian.

Mbrëmjen e kaluar Gabbana ime e ëmbël ndërroi jetë. Ajo ishte më shumë se një kafshë shtëpiake. Ajo ishte fëmija im i parë, shoqëruesja dhe shoqja ime. Ajo ishte e mrekullueshme. Kujdesej që mos ndihesha e vetmuar, gjatë kohës kur isha vetëm. Shtëpia nuk do jetë kurrë njësoj.

 

Nuk e mendoja kurrë se do isha kaq e shkatërruar nga humbja e një qeni, por 14 vite, është një kohë e gjatë së bashku. Ajo kishte një rol të rëndësishëm në jetën time dhe unë do t’i jem përgjithmonë mirënjohëse. Të dua Goober! Do të të kujtoj përgjithmonë”, shkruan Khloe.

 

Kujtojmë që biznesmenia, modelja dhe prezantuesja është në pritje të ëmbël. Së shpejti ajo dhe i dashuri i saj Tristan Thompson do të bëhen me fëmijë.