PAK MUAJ PAS FEJESËS/ Armina Mevlani tregon nëse është gati të bëhet nënë (FOTO) – AlpeGossip
PAK MUAJ PAS FEJESËS/ Armina Mevlani tregon nëse është gati të bëhet nënë (FOTO)

PAK MUAJ PAS FEJESËS/ Armina Mevlani tregon nëse është gati të bëhet nënë (FOTO)

Gjatë vitit që lamë pas, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, kurorëzuan lidhjen e tyre disavjeçare me fejesë. Megjithatë duket se ata nuk janë ende gati të krijojnë një familje dhe të bëhen prindër. Në intervistën e saj me 25 pyetje nga ‘Prive’, kur u pyet nëse 2019-ta do jetë viti ideal për t’u bërë nënë Armina u përgjigj: “Ende jo”.

Çifti i njohur kanë një marrëdhënie perfekte, por edhe ata nuk bien dakord në një pikë. Armina ka thënë se e vetmja gjë ku nuk pajtohen është kërcimi, sepse blogeres i pëlqen të kërcejë, ndërsa Shkëlzenit jo. Përsa i përket profesionit të saj dhe pasionit për modën, Armina ka rrëfyer se shpreson që në të ardhmen të ketë një brand veshjesh që do të mbajë emrin e saj.