VIP-at shqiptarë që tymosin marijuanë dhe nuk kanë frikë ta tregojnë publikisht – AlpeGossip
VIP-at shqiptarë që tymosin marijuanë dhe nuk kanë frikë ta tregojnë publikisht

VIP-at shqiptarë që tymosin marijuanë dhe nuk kanë frikë ta tregojnë publikisht

Në Hollywood konsumimi i marijuanës nga emra të njohur të ekranit është gjëja më e zakonshme që mund të ndodhë. Ka shumë personazhe të të dyja gjinive por kryesisht reperat që e kanë të mbushur profilin e tyre në Instagram me foto duke pirë marijuanë. Miley Cyrus, Rihanna, Eminem, Wiz Khalifa e shumë personazhe të tjerë nuk e kanë aspak problem që të tregojnë publikisht se konsumojnë marijuanë.

Le të themi se në Hollywood është gjëja më e zakonshme e mundshme dhe më cool të ndezësh një cigare në sytë e gjithë botës. Këtë gjë e bëjnë edhe shumë personazhe të njohur të showbiz-it tonë. Disa prej tyre i përfshijnë edhe në videoklipe, të tjerë publikojnë aventurat e Amsterdamit në Instagram e ka edhe një kategori tjetër që thjesht shohin qejfin e tyre.

Stresi është një nga ato personazhe që nuk e ka aspak problem të publikojë foto duke pirë cigare marijuane apo madje të tregojë në live të gjithë procesin.

Enca Haxhia është një personazh që në klipin e saj “A po t’pëlqen” ka një skenë ku ndez një cigare marijuane. Enca është diskutuar shpesh për këtë temë, duke qenë se ka bërë edhe live në Instagram duke konsumuar. Së fundmi u shkruajt gjatë edhe në media për thonjtë e saj të dekoruara me gjethe marijuane.

Niki Deliorgji jo vetëm që e ka pranuar publikisht që konsumon marijuanë por madje e ftuar në emisionin “Thumb” tregoi se e mbante me vete një cigare të tillë.

Beatrix Ramosaj së fundmi ka vizituar Amsterdamin e kushdo që shkon aty me siguri provon ekperienca me drogëra nga më të ndryshmet. Pak ditë më parë ajo ka publikuar një foto në Instagram me një cigare marijuana të ndezur.

Si të gjithë reperat edhe Cozman është përmendur ndër emrat që konsumojnë marijuanë.

Edhe Luana Vjollca kohë më parë ka publikuar në Instagram ekperiencën e saj të parë me marijuanën (ose të paktën kështu dimë ne).