Pushime në parajsë: Françeska Jaçe përvëlon Instagram-in me foton nga Punta Cana – AlpeGossip
Pushime në parajsë: Françeska Jaçe përvëlon Instagram-in me foton nga Punta Cana

Pushime në parajsë: Françeska Jaçe përvëlon Instagram-in me foton nga Punta Cana

Pas ndarjes së shumëpërfolur nga i dashuri, ish-banorja e “Big Brother Albania” Françeska Jaçe duket se po e shijon në maksimum të qenit single.

Bukuroshja e rrjeteve sociale ka ndërmarrë një sërë udhëtimesh nëpër botë dhe destinacioni i fundit është një nga destinacionet turistike më të famshme në botë.

Jaçe tashmë ndodhet në Punta Cana dhe ka vendosur të çmendë ndjekësit në rrjetet sociale. Ajo ka postuar së fundmi një foto nëpërmjet së cilës ka treguar format e saj bombastike trupore, e veshur me një palë rroba banje të bardha.

Dhe ky ishte vetëm fillimi i pushimeve, pasi mbetet për t’u parë ç’foto përvëluese do të postojë ajo në ditët në vazhdim.