“Eurovizion 2018”/ Italia me Ermal Metën e para në sondazhe, Eugent Bushpepa bie në renditje - AlpeGossip
“Eurovizion 2018”/ Italia me Ermal Metën e para në sondazhe, Eugent Bushpepa bie në renditje

“Eurovizion 2018”/ Italia me Ermal Metën e para në sondazhe, Eugent Bushpepa bie në renditje

Kënga që do të përfaqësojë italinë në “Eurovizion 3018”, “Non mi avete fatto niente” është në krye të preferencave të ndjekësve të festivalit europian. Në faqen “Wiwibloggs”, kënga e kantautorit shqiptar Ermal Meta dhe atij italian Fabrizio Moro, ka marrë mbi 25% të votave, një diferencë e madhe me vendin e dytë, Spanjën që ka gati 18 për qind të votave.

Nga 9 shtete që kanë përzgjedhur tashmë këngët e tyre, Eugent Bushpepa që do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Mall”, renditet në vend të gjashtë me gati 8% të votave, me një diferencë prej 2 për qind nga vendi i pestë, shkruan politiko.al

Në këtë renditje Shqipëria ka lënë pas vetes Britaninë e Madhe, Zvicrën dhe Maltën, ndërkohë që fansat mund të votojnë ende në sondazh.