SHKAK BËHET GJENDJA SHËNDETËSORE/ Pas shumë vitesh Blendi Fevziu bën ndryshim në emision – AlpeGossip
SHKAK BËHET GJENDJA SHËNDETËSORE/ Pas shumë vitesh Blendi Fevziu bën ndryshim në emision

SHKAK BËHET GJENDJA SHËNDETËSORE/ Pas shumë vitesh Blendi Fevziu bën ndryshim në emision

Gazetari Blendi Fevziu prej më shumë se 20 vitesh ka shoqëruar teleshikuesit shqiptarë në ekran. Në emisionin e tij “Opinion” ai vendos përballë njëri-tjetrit në dy panele figura të ndryshme të ekranit, për të diskutuar për çështjet më të rëndësishme të politikës, por jo vetëm.

Megjithëse jemi mësuar që gjatë gjithë minutazhit të emisionit Blendin ta shohim të qëndrojë në këmbë për të drejtuar dy panelet dhe debatin në studio, në 3 puntatat e fundit ai ka bërë një ndryshim.

Gazetari ka vendosur një karrige në mes të studios dhe gjatë kësaj jave e ka drejtuar i ulur emisionin. I pyetur nga “Bordo.al” për ndryshimin e bërë pas kaq shumë vitesh, Fevziu rrëfeu se për arsye shëndetësore, ai kishte vendosur të ndryshonte mënyrën e moderimit.

“Kam qenë i sëmurë! Disa emisione kam qenë me temperaturë 39.”- ka rrëfyer Blendi.