Teksa të gjithë presin të shohin puntatën e radhës në emisionin “Shiko kush luan” të Luana Vjollcës, ku i ftuar kësaj here do të jetë Ermal Mamaqi, videoja promo e emisionit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Gjatë lojrave në skenë me të ftuarit, në një moment aktori i humorit Ermal Mamaqi është shfaqur me një paruke të verdhë mbi kokë, duke imituar Luanën dhe më pas ata kanë filluar të ngacmohen së bashku.
Në një moment, teksa mbante ende paruken mbi kokë, Ermali i është vërsulur Luanës dhe e ka shtrirë në mes të skenës, veprim i cili ka sjellë të qeshura të mëdha tek të ftuarit, siç mund ta shihni në videon e publikuar nga Luana.