HARROJENI REBELEN/ Adelina tregon anën e saj të ëmbël dhe duket kaq ndryshe – AlpeGossip
HARROJENI REBELEN/ Adelina tregon anën e saj të ëmbël dhe duket kaq ndryshe

HARROJENI REBELEN/ Adelina tregon anën e saj të ëmbël dhe duket kaq ndryshe

Ashtu siç kishte premtuar, Adelina Ismaili publikoi këngën e saj më të re në ditën e parë të vitit.

Fillimisht ajo befasoi me fotografitë e postuara ku dukej si një Princeshë e Akullt. Por më pas u zbulua se pas tyre fshihej projekti më i ri i këngëtares.

Ajo publikoi këngën e re me titull “Sa njëmijë engjëj”, ku Ismaili shfaqej e veshur me fustan të bardhë, ndërsa skena ishte e mbuluar me idenë e reve.

Kënga i kushtohet dashurisë dhe gjërave të bukura që na ofron jeta në çdo ditë.

Adelina vjen në këtë projekt me një stil ndryshe nga rebelja që jemi mësuar ta shohim dhe mendojmë se i shkon shumë!