Planet e Jennifer Aniston për ditëlindjen e saj të 50-të u shtynë për pak kohë pasi avioni i saj privat u detyrua të bënte ulje emergjente.
Në avion ndodhej aktorja dhe një grup miqsh të saj, përfshirë Courteney Cox që po udhëtonin drejt Cabo San Lucas në Meksikë. Avoni u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Anxhelosit.
Për fat të mirë avionin u ul në mënyrë të sigurtë dhe aktorja së bashku me miqtë e saj nisën udhëtimin e tyre drejt Meksikës me avion tjetër.