Kim Kardashian emocionon me urimin special për ditëlindjen e Kanye: Ti më inspiron… – AlpeGossip
Kim Kardashian emocionon me urimin special për ditëlindjen e Kanye: Ti më inspiron…

Kim Kardashian emocionon me urimin special për ditëlindjen e Kanye: Ti më inspiron…

Kim Kardashian dhe Kanye West janë një nga çiftet më të njohur e të përfolur të mediave rozë në mbarë botën.

Pas një periudhe aspak të lehtë në jetën e tyre kur Kanye po kalonte momente të vështira me shendetin mendor, duket se tashmë ata i janë kthyer normalitetit të familjes së tyre dhe me ndihmën e Kim ai po ia del të luftojë depresionin.

Por sot për familjen Kardashian – West është një ditë e shënuar, reperi ka ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij nuk kishte si të mungonte me një urim special.

 

“Gëzuar ditëlindjen zemër… Ka qënë një vit i ashpër, por ne jemi këtu dhe gjithçka është mirë!Jam krenare për ty që po kthehesh të realizosh albume dhe të përmbushësh ëndrrat e tua! Ti më inspiron të bëj të pamundurën realitet… Të dua!” – shkruan Kim në foton ku Kanye duket me vajzën e tyre të vogël Chicago.