Ana Lika ka tërhequr vëmendjen e publikut jo vetëm me deklaratat e saj, tipin moskokëçarës, pa komplekse dhe të sinqertë, por së fundmi edhe me fotot provokuese aktorja ka shkaktuar shumë reagime. Artistike dhe provokuese, kështu janë fotot e fundit të Anës të cilave u ka lënë nga një mbishkrim interesant.
“Ti akoma vazhdon kërkon për mua tek çdo femër”, mbishkruhet në foton ku aktorja shiht topless në ballkon, moment gjatë të cilit me siguri kalimtarët e rastit janë çmendur kur e kanë parë.
“Beso që mund ta bësh dhe ke bërë gjysmën”, shkruhet në foton tjetër ku Ana shfaqet shumë sensuale teksa mbulon gjoksin me një çarçaf.