“Bëmë mama të të ngjaj!” Pasi tha se nuk e takonte shpesh, Oriola Marashi publikon FOTON identik si Xhoi – AlpeGossip
“Bëmë mama të të ngjaj!” Pasi tha se nuk e takonte shpesh, Oriola Marashi publikon FOTON identik si Xhoi

“Bëmë mama të të ngjaj!” Pasi tha se nuk e takonte shpesh, Oriola Marashi publikon FOTON identik si Xhoi

Ajo është padyshim një nga modelet më të bukura në Shqipëri dhe për këtë nuk ka nevojë për diskutim.

Pra, po flasim për Oriola Marashin, e cila së fundmi është mjaft e ndjekur dhe çdo gjë që bën ajo kthehet në lajm.

Nëse keni menduar ndonjëherë se kujt i ngjan Oriola, sot ajo e vërteton më së miri.

Oriola ka postuar një foto në Instagramin e saj ku tregon se ngjan si mami Xhoi.

Si mami Xhoi këtu. Mami të dua”, shkruan Oriola.

Kjo foto vjen si një reagim ndaj mamit të saj, pasi gjatë fundjavës mamaja e Oriola Marashit, Xhoi Jakaj u përmend në portale. Shkak ishte një koment, që ajo kishte lënë në foton e gazetares Aulona Musta, ku kishte dalë me vajzën.

“Mbaje fort se kur të rritet nuk do të ketë kohë’, shkruante Xhoi. Mesa duket Oriola i tregoi se pavarësisht punëve dhe impenjimeve që ka,e ka në mendje dhe e do shumë.

Oriola nuk është e vetmja e famshme në familje. Xhoi Jakaj, nëna e saj është gjithashtu e tillë. Ajo është ish drejtoresha e burgut të grave, pedagoge, si dhe autore e disa librave psikologjik./AlpeNews.al