Armina do t’ia falte tradhtinë Shkëlzenit vetëm në këto dy raste/ Ndryshe s’bëhet fjalë (FOTO) – AlpeGossip
Armina do t’ia falte tradhtinë Shkëlzenit vetëm në këto dy raste/ Ndryshe s’bëhet fjalë (FOTO)

Armina do t’ia falte tradhtinë Shkëlzenit vetëm në këto dy raste/ Ndryshe s’bëhet fjalë (FOTO)

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha pritet që shumë shpejt t’i japin fund beqarisë me një dasmë madhështore.

Marrëdhënia e tyre është shumë e konsoliduar dhe kanë vite që janë bashkë. Por nëse blogerja shqiptare do të përballej me një situatë tradhtie, ajo do ta falte Shkëlzenin.

Kështu i është përgjigjur Armina një ndjekëseje në Instagram, ku shkruan se duhet të reflektosh para se të marrësh vendimin për ta falur partnerin.

Armina shprehet se do ta falte Shkëlzenin vetëm në dy raste, nëse ka një krizë mes tyre dhe nëse ajo e ka fajin:

“Jo, vetëm nëse pas saj qëndron një arsye e fortë, (që mund të jetë edhe krizë në çift që duhet rregulluar apo dhe faji im për diçka).  Mendoj që tradhtia që falet është ajo ku ka vend për reflektim, përse partneri e ka bërë”, shkruan Armina.