“MBRETI I INSTAGRAMIT SHKON USHTAR”/ Shihni ku do ti lërë femrat e tij (FOTO) – AlpeGossip
“MBRETI I INSTAGRAMIT SHKON USHTAR”/ Shihni ku do ti lërë femrat e tij (FOTO)

“MBRETI I INSTAGRAMIT SHKON USHTAR”/ Shihni ku do ti lërë femrat e tij (FOTO)

Dan Bilzerian, milioneri që e rrethon veten me modele dhe që është quajtur “mbret” i Instagramit, u regjistrua për t’u bërë marins “SEAL” amerikan në vitin 2000, por nuk arriti të diplomohet. Tani do të jetë ushtar tjetërkund.

Edhe pse të lindur në SHBA, ai dhe vëllai i tij u kthyen këtë gusht në Armeni, ku përveçse morën nënshtetësinë, u regjistruan edhe në ushtrinë vendase.

Sipas ligjit armen, çdo nënshtetas mashkull duhet të regjistrohet në ushtri.

Po sa e ka pasurinë “mbreti” i Instagramit dhe si e ka bërë?

Thuhet që pasuria e tij vlen rreth 150 milionë dollarë.

Një pjesë të mirë e ka fituar nga një fond investimesh por edhe nga pokeri, duke qenë se është lojtar profesionist që shpesh luan me miliarderë.

“Mbre”t i Instagramit vetëquhet pasi ka 24.5 milionë ndjekës.

Fotot që nxjerr janë gjithnjë me modele të bukura ose me armë, duke treguar një jetë pa detyrime morale e financiare, gjë që duket se ka tërhequr shumicën e ndjekësve.