DUHET TË THYENI HESHTJEN/ Personazhe të njohur të Showbizit ngrihen kundër dhunës ndaj grave – AlpeGossip
DUHET TË THYENI HESHTJEN/ Personazhe të njohur të Showbizit ngrihen kundër dhunës ndaj grave

DUHET TË THYENI HESHTJEN/ Personazhe të njohur të Showbizit ngrihen kundër dhunës ndaj grave

Dhuna ndaj femrës fatkeqësisht është një fenomen shumë i përhapur, si në Shqipëri, ashtu dhe në shumë vende të tjera të botës. Dhuna vjen në forma të ndryshme, por të gjitha ta bëjnë shumë të vështirë jetesën. 8.6% e vajzave në Shqipëri janë dhunuar seksualisht, e këto vajza mund të jenë mjeke, gazetare, blogere, studente, artiste etj pasi dhuna nuk njeh status ekonomik, dhuna nuk njeh dallime në moshë apo në profesion.

Në familje të ndryshme, që në publik shfaqen të lumtura, mund të ekzistojë një nënë, një bijë, një motër, që ka rënë pre e dhunës e nuk di si të shpëtojë nga ajo. Cila është zgjidhja? Gjetja e guximit brenda vetes për t’u përballur me frikën që të pengon të kërkosh të drejtat tua si femër. Askush nuk ka të drejtë të dhunojë askënd!

Në lidhje me kauzën kundër dhunës ndaj femrave, janë ngritur personazhe të njohur të Showbizit e të mediave, të cilat janë bashkuar me UNDP Albania. Ndër to mund të përmendim: Jonida Shehu, Gerta Heta, Erjona Rusi, Dhurata Thanasi, Estela Ujka, Enida Bozheku, Alice Taylor, Zhaklin Lekatari. Ato kanë rrëfyer historitë e tyre të dhunës, për të përcjellë te të gjithë mesazhin se si të ringrihesh sërish kur ndjen se e gjithë bota po të përmbyset mbi supe, kanë treguar se si kanë rënë pre e formave të ndryshme të dhunës dhe se si mësuan të mos e toleronin më, duke shpëtuar kështu veten.

Brezi i barazisë ngrihet kundër dhunës

Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk njeh status ekonomik, shoqëror, gjeografi, moshë. Ndodh në vende private dhe publike, në hapësira fizike, por edhe virtuale. Në Shqipëri, 1 në 2 gra kanë përjetuar të paktën një herë gjatë jetës së tyre dhunë nga i dashuri, ish i dashuri, një i panjohur, apo në transport publik, si dhe në familje aty ku duhet të jemi me të sigurta.8,6 % e grave dhe vajzave në Shqipëri janë dhunuar seksualisht.Një ndër këto gra është mjeke, fermere, arkitekte, veterinere, gazetare, avokate apo blogere. Një ndër këto gra jam unë edhe ti.Në një rrëfim të sinqertë, gra dhe vajza personalitete të medias dhe të tjera, ndanë me ne historitë e tyre të dhunës. Falenderojmë Jonida Shehu, Gerta Heta, Erjona Rusi, Dhurata Thanasi, Estela Ujka, Enida Bozheku, Alice Taylor, Zhaklin Lekatari, për kontributin e çmuar që po japin në mbrojtje të kësaj kauze të fuqishme në mbrojtje të të drejtave të njeriut.Falenderimet tona i shkojnë dhe Qeverisë së Suedisë për mbështetjen e vazhdueshme për promovimin e barazisë gjinore dhe luftës kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri nëpërmjet Programit te Perbashket te OKB-se "Ti japim fund Dhunes ndaj Grave ne Shqiperi” te financuar nga Qeveria e Suedise @Embassy of Sweden in Tirana dhe e zbatuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ne bashkëpunim me @UNDP Albania UN Women Albania UNFPA Albania @United Nations Albania Faleminderit Gënti Minga Jonida Shehu Dhurata Thanasi Daneri Zhaklin Lekatari #Violence against women and girls knows no economic, or social status, knows neither geography nor age. It happens in public and private places, in physical and virtual spaces. IN Albania 1 in 2 women have experiences at least one or more forms of violence during their lifetime from their boyfriend, ex-boyfriend, a stranger, in public transport and even at home where women and girls should feel safe. 8, 6 % of women and girls in Albania have experienced sexual violence.These women are medical doctors, framers, architects, veterinary doctors, journalists, lawyers or bloggers. One of these women is me and you.UNDP is grateful to media personalities and others who sincerely shared their stories of violence with us. We thank them for their precious contributions in support to this human rights cause.Our thanks and gratitude go to the Government of Sweden for the unwavering support to the promotion of gender equality and the fight against gender based violence in Albania and for their support through the UN Joint Programme" Ending Violence Against Women in Albania" implemnted by the Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe UNDP Albania UN Women Albania UNFPA Albania United Nations Albania

Gepostet von UNDP Albania am Montag, 25. November 2019