I kemi dëgjuar shpesh shprehjet ‘Bëmë mama të të ngjaj’ ose ‘Më mirë e ëma se e bija’. Me siguri e keni vënë re se në showbiz-in shqiptar nuk janë të pakta rastet kur nënë e bijë janë të njohura për publikun. Disa prej bukurosheve të njohura të ekranit kanë ‘marrë’ dashur, padashur nga fama e nënave të tyre dhe duke u rritur kanë zhvilluar karrierën në fusha të ndryshme të artit dhe televizionit. Por ka edhe nga ato vajza të njohura, që janë përfolur në media për bukurinë e tyre, ngjashmërinë me mamatë e famshme dhe për fotot që publikojnë në rrjete sociale.
Pavarësisht se vitet kanë kaluar, nënë e bijë, sot pozojnë krah njëra-tjetrës dhe është kaq e vështirë të bëjmë dallimin mes tyre për viteve që mbajnë mbi shpinë.
Eli Fara dhe Marina Fara
Eli Fara është këngëtarja e dashur për publikun, që gjithë jetën ja ka kushtuar muzikës. Vajza e saj është e njohur për ngjashmërinë e madhe që ka me të ëmën dhe jo rrallëherë është përfolur në media për fotot e publikuar në rrjete sociale ku ka shumë ndjekës.
Majlinda Bregu dhe Kejda
Majlinda Bregu është një nga politikanet më të suksesshme shqiptare. Vajza e saj është njohur për stilin e veçantë dhe fotot që publikon në ‘Instagram’, ku ndiqet shumë.
Roza dhe Rita Lati
Roza dhe Rita Lati janë të dyja shumë të njohura për publikun. Rita është një nga aktoret më të mira të humorit në Shqipëri, ndërsa e bija prej vitesh është pjesë e botës së televizionit si moderatore.
Lori, Sara dhe Vjollca Hoxha
Familja Vjollca është ndër më të famshmet në Shqipëri. Lori dhe Sara janë trashëgimtaret e ‘Top Media’ dhe si të tilla janë të përfolura shpesh në media për stilin e veçantë. Ato janë të suksesshme dhe shumë të ndjekura në rrjete sociale. Vjollca Hoxha është e njohur si pronarja e ‘Top Media’.
Manjola Nallbani dhe Sindi Tona
Manjola Nallbani i ka kushtuar jetën muzikës. Nga ana tjetër, vajza e saj e vogël, Sindi është e njohur për publikun si autore librash. Së fundmi ajo ka publikuar librin më të ri të saj që mban emrin ‘Njësoj të ndryshëm’.
Sara Kapo dhe Ema Andrea
Ema Andrea është një nga aktoret më të njohura të teatrit dhe filmave shqiptarë. Ndërsa e bija, Sara Kapo është e njohur për publikun si këngëtare.
Vera Grabocka dhe Linda Flloko
Vera Grabocka është producente dhe regjisore e programeve më të njohura në televizionet shqiptare. Emisionet që mbajnë vulën e saj kanë qenë gjithmonë të suksesshme. E bija, Linda megjithëse nuk është aktive në rrjete sociale, ka tërhequr shpesh vëmendjen e mediave të ndryshme. Ajo ngjall gjithmonë kuriozitetin e publikut dhe pëlqehet.
Axhelina, Agnesa dhe Albërie Hadërgjonaj
Albërie Hadërgjonaj ka shumë vite skenën shqiptare dhe është një nga këngëtaret më të dashura për publikun. Anxhelina, vajza e vogël e saj njihet po ashtu për talentin në muzikë të trashëguar nga e ëma, ndërsa vajza tjetër është organizatore e shumë eventeve të rëndësishme në Shqipëri.