I PUBLIKUAN VIDEON ME DJALIN E FULLANIT/ Reagon gazetarja: Ata që flasin lart e poshtë… – AlpeGossip
I PUBLIKUAN VIDEON ME DJALIN E FULLANIT/ Reagon gazetarja: Ata që flasin lart e poshtë…

I PUBLIKUAN VIDEON ME DJALIN E FULLANIT/ Reagon gazetarja: Ata që flasin lart e poshtë…

Moderatorja Dojna Mema i është përgjigjur të gjitha kritikave për deklaratat e saj të fundit në emisionin ‘Oxygen’, për të cilat ajo thotë se po shfrytëzohen për të marrë vëmendje.

Në një video të publikuar në Instastory, moderatorja u shpreh: “Vazhdoni të nxirrni foto e video nga konteksti, sepse njerëzit nuk janë budallenj”.

“Përshëndetje të gjithëve, një vit i mbarë, kjo story shkon në veçanti si një falenderim për të gjithë njerëzit që kanë marrë kohë nga koha e tyre, për të më ndjekur, për të më shkruar, për të më vlerësuar dhe realisht ma keni mbushur zemrën plot. Edhe mirë se erdhët të gjithë ju që jeni të rinj të komunitetin tim të instagramit.

Përsa i përket atyre që flasin, lartë e poshtë për hir të të folurit se do marrin pak vëmendje dhe kjo punë është e vjetër sa bota, të vazhdojnë, ta bëjnë. Fatmirësisht unë jam një personazh, jam rritur në televizion.
Që nga mosha 21 vjeçare kam qenë në TV, çdo gjë është publike, çdo gjë është lehtësisht e vërtetueshme ndaj vazhdoni nxirrni foto, mesazhe, video, fraza nga konteksti televiziv dhe i show-t dhe përdorini si të keni qejf se njerëzit nuk janë budallenj”, tha ajo.

Reagimi i Dojnës vjen pas sulmeve nga Rike Roçi dhe Enca, pasi Dojna sulmoi vajzat e Instagramit për jetën fallco të tyre dhe për ekspozimin e luksit.