Pas 5 muajsh të ndarë, më në fund rikthehen bashkë Xheni dhe Benardi – AlpeGossip
Pas 5 muajsh të ndarë, më në fund rikthehen bashkë Xheni dhe Benardi

Pas 5 muajsh të ndarë, më në fund rikthehen bashkë Xheni dhe Benardi

Çifti simpatik i “Big Brother 9”, Xheni dhe Benard kanë qenë shumë të komentuar prej shumë kohësh, jo vetëm gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, por edhe pas daljes dhe ndarjes që ngjalli shumë reagim në publik.

Xheni në intervistat e fundit e ka deklaruar hapur se do një rikthim me Benardin dhe ky i fundit dje me një postim ku shkruante “Më duaj”, la të kuptohej e njëjta gjë.

Mirëpo lajmin e mirë të rikthimit e ka dhënë mbrëmjen e sotme Xheni.

Ish-banorja ka postuar një foto të saj dhe Benardit nga momentet e tyre në “Big Brother” duke lënë të kuptohet se ata janë rikthyer dhe falenderon fansat që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj kohe që ata ishin të ndarë.