PËRLOTET KEISI/ Ja çfarë bisedoi me Sabianin për lidhjen e saj – AlpeGossip
PËRLOTET KEISI/ Ja çfarë bisedoi me Sabianin për lidhjen e saj

PËRLOTET KEISI/ Ja çfarë bisedoi me Sabianin për lidhjen e saj

Pavarësisht se fillimisht ishte kundër lidhjes së Keisit dhe Kristit duke se Sabiani ka ndryshuar qëndrim.

Të paktën kështu ka lënë ai të kuptohet ditën e sotme gjatë një bisede me të bijën. Këngëtari i cili ka dy ditë që është bërë pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’, i tha asaj se nuk ka qenë ndonjëherë kundër lidhjeve, sepse nuk mund të ndërhyjë aq shumë tek ajo. Duke mos dashur të japë më shumë informacion, Sabiani shtoi se do jetë gjithmonë pranë saj, edhe nëse lidhet me një princ.

“Kam qenë ndonjëherë kundra lidhjeve unë? Do gomarin ti? Ça do bëj unë? Nuk kam pse t’ia sqaroj këtyre. Edhe princin e Monakos të marrësh, babin do e kesh në krah, ajo është gjë që do ndodhi, janë gjëra të tjera…”-tha Sabiani.

Keisi nga ana tjetër u shpreh se e kupton shqetësimin e tij, por sipas saj, Sabianin po e keqkuptojnë banorët e tjerë. Ajo edhe u përlot nga kjo bisedë.

“Nuk e kuptojnë fare. I di, i di të gjitha, ti e di tipin tim.”