Nëna e 8 jetimëve thyen zemrat e çdo shqiptari: Sot nuk kisha bukë për fëmijët, pinë vetëm çaj - AlpeGossip
Nëna e 8 jetimëve thyen zemrat e çdo shqiptari: Sot nuk kisha bukë për fëmijët, pinë vetëm çaj

Nëna e 8 jetimëve thyen zemrat e çdo shqiptari: Sot nuk kisha bukë për fëmijët, pinë vetëm çaj

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në Malishevën e largët në Kosovë duke sjellë në ekranin e News24 historinë dramatike të 8 fëmijëve jetim të familjes Gegaj që jetojnë në mjerim.

Babain e kanë humbur para 12 vitesh. Njëra nga vajzat e familjes thotë se kanë turp nga varfëria që i rrethon dhe se shoqëria e tyre nuk e di gjendjen e tyre të vështirë ekonomike.

Ndërsa nënën e kanë ende gjallë. Ajo është Ajete Gegaj. Është 55 vjeç. Portreti i saj tregon sa shumë e kanë rënduar hallet dhe sakrificat që kalon çdo ditë për të mbajtur me bukë jetimët e saj. Si jetojnë ata? Me çfarë ushqehen, me çfarë ngrohen në mes të atij acari e humbëtire, në Malishevë. Me këmbët e zbathura, me pak rroba e të shtrirë në disa sfungjerë, të mbuluar me nga një batanije.

Ajetja tregon se nuk e zë gjumi natën kur fëmijët i ka pa ngrënë. “Sot nuk kisha bukë, fëmijët pinë vetëm çaj. Çdo ditë kështu është. Por fëmijët ashtu keq i zë gjumi. Unë nuk fle as natë e as ditë”, thotë me zërin që i shkëputej nga hallet e nga dhimbja 55-vjeçarja, që vuajtjet i kanë dhënë dyfishin e moshës në lëkurë.

“Shqiptarët tanë janë dhe ajo që pashë kanë kultivuar një dashur në atë familje sado e ftohtë në mot aq e ngrohtë në dashurinë e tyre për nënën. Atë ngrohtësi që nuk e sheh as në familjet që kanë kondicionerë e jetojnë mirë”, tha Elvis Naçi.