KËRKON LIRI NGA BABAI/ Këngëtarja e njohur bëhet pjesë e lëvizjes për mbrojtjen e saj – AlpeGossip
KËRKON LIRI NGA BABAI/ Këngëtarja e njohur  bëhet pjesë e lëvizjes për mbrojtjen e saj

KËRKON LIRI NGA BABAI/ Këngëtarja e njohur bëhet pjesë e lëvizjes për mbrojtjen e saj

Britney Spears prej javësh është bërë pjesë e një qëndre rehabilitimi për trajtimin e problemeve me shëndetin mendor, por atje po qëndron pa dëshirën e saj. Burime për “TMZ” kanë treguar se këngëtarja ju ka thënë disa gjykatësve se babai i saj, Jamie Spears, e ka futur në qendrën e rehabilitimit kundër dëshirës së saj dhe e ka detyruar të pijë ilaçe. Këngëtarja qëndroi në qendër për 30 ditë dhe më pas doli prej saj dhe ndaloi së marri ilaçe.

Britney i ka kërkuar më shumë liri gjykatësve dhe madje në rrjete sociale është krijuar një fushatë për ta lënë të lirë. Edhe vetë këngëtarja është bërë pjesë e lëvizjes “Free Britney” (Lironi Britney-n), për të mos u varur më nga prindërit e saj. Kujtojmë se pak kohë më parë u tha se artistja e njohur ka kërkuar vetë ndihmë nga specialistët e shëndetit mendor, por mesa duket e vërteta është tërësisht ndryshe.