Një muaj më parë, reperi shqiptar solli bashkëpunimin e tij me Altin Sulkun, këngën “Ajshe”, por ky mesa duket ishte vetëm fillimi.
Noizy befasoi mbrëmjen e djeshme ndjekësit e tij, pasi tregoi një listë këngësh të reja.
Në një fotografi ku reperi qëndron i ulur në makinë me një gotë shampajnë, si për të treguar se ka diçka për të festuar, ai u kërkoi fansave që të mbajnë mend 12 tituj këngësh:
“Mbani mend këto tituj këngësh: •Toto• Ha ha• Best Friend• Luj edhe pak• Parku i Lojrave• My eyes are Red• Drejt Suksesit• 9Milly• A don love A don sex• Po thu• Boss man• Mirsevini•”.
Nga këto 12 këngë, tetë prej tyre janë bashkëpunime, emrat e të cilëve Noizy ka vendosur që t’i lërë surprizë.