PARA SE TË LIDHEJ ME JENNIFER LOPEZIN/ Shokët i dhanë disa porosi Alex-it! – AlpeGossip
PARA SE TË LIDHEJ ME JENNIFER LOPEZIN/ Shokët i dhanë disa porosi Alex-it!

PARA SE TË LIDHEJ ME JENNIFER LOPEZIN/ Shokët i dhanë disa porosi Alex-it!

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez u fejuan fundjavën e shkuar, kur Lopez mori diamantin 2 milion dollarësh dhe sigurisht i tha “PO” dashurisë së jetës.  Çifti kanë më shumë se 2 vjet bashkë, por Rodriguez, para se të lidhej me J.Lo mori disa këshilla prej miqve të tij.

“Pavarësisht çfarë bën ti, mos e përfshi atë në telashe. I thash që ajo grua i përket elitës amerikane.  Çfarëdo të ndodhë, s’duhet ta trajtosh kurrë keq atë.  Edhe nëse për një arsye apo një tjetër ndaheni, duhet të jetë ajo që të të lërë. Dikush që lidhet me Jennifer Lopez-in ka shumë presion, por ata të dy ranë në dashuri.”- tregoi miku i Rodriguez-it.

Deri më tani, Alex duket se e ka ndjekur këshillën dhe herë pas here i kujton vetes kë ka në krahë. Propozimi perfekt, fotot perfekte, unaza dhe gjithçka tjetër e menduar me detaje!

Nga ana tjetër Jennifer duket kaq e dashuruar, sa thashethemet e dëgjuara së fundmi,- përhapur  nga një tjetër shok i tij- diva thjesht  i injoron.