Një ditë pasi u shfaqën duke debatuar në park, Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey Baldwin dukeshin të lumtur teksa shijonin ditën në plazh.
Çifti u dallua duke shijuar rrezet e diellit, ndërsa temperaturat shënuan 27 °C në Kaliforni.
Fundjava në plazh vjen vetëm disa ditë pasi ylli i pop-it u tha fansave, sepse po kalonte disa momente të vështira.
Mes zërave se martesa e tyre po has probleme, shijimi i një fundjave në plazh ishte mënyra më e mirë për të treguar se gjërat do të rregullohen.
Ata u fotografuan duke qeshur, ndërsa qëndronin në buzë të oqeanit.
Modelja 22-vjeçarja tregonte trupin e tonifikuar me rroba banjet rozë, e cila si aksesor kishte zgjedhur vathët rreth.
Më pas Hailey reagoi përmes një postimi në Insta Story, që duket se ishte lidhur me krizën në çift, ku shkroi:
“Mos besoni se çfarë lexoni në internet njerëz. Lajm i rremë”.
Justin reagoi pak ditë më parë përmes një postimi në llogarinë e tij Instagram, ku u shpreh se kishte nevojë për lutjet tona.
“Thjesht doja t’ju mbaja të informuar paksa rreth asaj që po kaloj. Kam hasur shumë vështirësi. Ndihem shumë i shkëputur nga bota dhe i çuditshëm. Shpeshherë bëj hapa pas, kështu që nuk jam i shqetësuar, thjesht doja t’ju kërkoja që të luteni për mua. Zoti është besnik dhe lutjet tona vërtet dëgjohen”, shkroi Justin.