I dashuruar me Dojna Memën? Kelvi Kadilli e thotë troç: Marrëdhënia është më e bukur seç duket… – AlpeGossip
I dashuruar me Dojna Memën? Kelvi Kadilli e thotë troç: Marrëdhënia është më e bukur seç duket…

I dashuruar me Dojna Memën? Kelvi Kadilli e thotë troç: Marrëdhënia është më e bukur seç duket…

Kelvi Kadilli është ndër moderatorët më “mistecë” të ekranit, duke e kthyer atë në të preferuarin e të rinjve shqiptarë.

Mirëpo Kelvi përflitet se është në lidhje dashurie me kolegen e tij në “Pop Culture” Dojna Mema, ndersa më herët është raportuar se e dashura e tij ishte Liesa Haxhiasllani.

Në një intervistë për emisionin “Thumb”, moderatori u pyet sesi është marrëdhënia me dy vajzat dhe cilën prej tyre do të zgjidhte ai për ta pasur në krah.

“Me Dojnën marrëdhënia është më e bukur seç duket. Në fillim doja shumë të punoja me të. Ajo është goxha e përgatitur, ka shumë informacion. Vizioni i qartë që kemi për të ardhmen tonë na lidh goxha shumë. Kimi në shtrat? Paska gjëra për të cilat unë nuk mund të flas dot. Çfarë ka ndodhur realisht unë se kam thënë asnjëherë e nuk do e them as sot. Liesa apo Dojna? Kimi kam me Dojnën. Jemi shumë shumë miq po se çfarë kemi ne mes vetes është tjetër pastaj. “, – është shprehur moderatori Kelvi Kadilli.