E KALONI DOT? Zbuloni testin e shkurtër të inteligjencës – AlpeGossip
E KALONI DOT? Zbuloni testin e shkurtër të inteligjencës

E KALONI DOT? Zbuloni testin e shkurtër të inteligjencës

Në internet ka pafund teste inteligjence (IQ Test), të cilët normalisht për të patur një rezultat të saktë, organizohen përmes shumë pyetjeve. Megjithatë ekziston edhe një test i shkurtër me vetëm 3 të tilla.

CRT (The Cognitive Reflection Test) është ndërtuar nga psikologu Shane Frederick dhe merret me aftësinë për të analizuar informacionin, ngadalë dhe në mënyrë racionale.

Merrni kohën tuaj dhe mundohuni t’u përgjigjeni pyetjeve. Përgjigjet i keni në fund, por mos bëni me hile.

Pyetja #1: Kemi një shkop dhe një top. Të dy kushtojnë 110 lekë. Shkopi kushton 100 lekë më shumë se topi. Sa kushton topi?

Pyetja #2: Nëse 5 makinerive u duhen 5 minuta për të prodhuar 5 detale, sa minuta do u duheshin 100 makinerive për të prodhuar 100 detale?

Pyetja #3: Liqeni është i mbyluar me bimë të sipërfaqes. Çdo ditë, bimët zënë dyfishin e sipërfaqes që zinin 1 ditë më parë. Nëse për 30 ditë liqeni mbulohet tërësisht, në cilën ditë është i mbuluar deri në gjysmë?

Nëse nuk gjetët dot asnjë, mos u shqetësoni pasi edhe shumë studentë të universiteteve më të njohura kanë dështuar. Praktikohuni vazhdimisht.

Përgjigjja #1: Rikthehuni në 9-vjeçare tek ekuacionet ku një e panjohur shprehet në varësi të tjetrës.
x = top; y = shkop dhe y = (x+100)
x+y = 110 <–> (x+100) + x = 110

Pra, topi kushton 5 lekë dhe shkopi 105.

Përgjigjja #2: Nëse 5 makineritë prodhojnë 5 detale për 5 minuta, rrjedhimisht 1 makinë bën 1 detal për 5 minuta. Kështu 100 makineri bëjnë 100 detale për 5 minuta. Pra, u duhen 5 minuta.

Përgjigjja #3: Në ditën e 29 bimët do të kenë mbuluar gjysmën e liqenit dhe të nesërmen do të kenë mbuluar dyfishin e gjysmës. Pra të gjithë liqenin.