U nda nga bashkëshorti, Eneda Tarifa flet për herë të parë: Këta të futen në të mbathura… – AlpeGossip
U nda nga bashkëshorti, Eneda Tarifa flet për herë të parë: Këta të futen në të mbathura…

U nda nga bashkëshorti, Eneda Tarifa flet për herë të parë: Këta të futen në të mbathura…

Ndarja e këngëtares Eneda Tarifa nga partneri i saj Erjon Zaloshnja, ishte një ndër temat më të përfolura të një muaji më parë.
Këngëtarja numëronte më shumë se 15 vite e lidhur me partnerin e saj, ndërsa të dy janë prindër të një vajze të quajtur Aria.

Ditën e sotme Eneda ka qenë e ftuar në “Pop Culture”, ku nuk mund t’i shpëtonte pyetjes lidhur me ish-partnerin.

Ajo është munduar ta anashkalojë, por megjithatë nuk harroi as të theksonte se me historinë e ndarjes së saj, mediat kanë abuzuar.

Ajo tha:

Këta të prekin familjen, gjërat më të shtrenjta, pjesë të jetës dhe historisë tënde, të futen në të mbathura. Historia ime ishte e qetë, shumë e bukur, shumë interesante. Ndihem e fyer për këtë fakt, që njerëzit mundohen të hedhin baltë.”
Eneda Tarifa është një prej këngëtareve që i ka rezistuar kohës në skenat shqiptare, dhe për këtë shkak nuk mund të shmangej interesi për jetën e saj. Duke folur për abuzimin rreth kësaj historie, këngëtarja ka pranuar kështu ndarjen me Zaloshnjën.