“E VLERËSOJ SHUMË MË KUJTOVE…”/ Atdheu bën për të qarë Arjan Konomin (VIDEO) – AlpeGossip
“E VLERËSOJ SHUMË MË KUJTOVE…”/ Atdheu bën për të qarë Arjan Konomin (VIDEO)

“E VLERËSOJ SHUMË MË KUJTOVE…”/ Atdheu bën për të qarë Arjan Konomin (VIDEO)

I ftuar disa ditë më parë në emisionin “Kosherja Show”, opinionisti i “Për’puthen”, Arjan Konomi rrëfeu një histori shumë prekëse nga jeta e tij. Konomi tregoi se gjatë luftës së Kosovës punonte si gazetar për mediat italiane dhe madje kishte realizuar shkrimin e parë për UÇK-në e se si ju rrezikua dhe jeta.

“Albin Kurtin dhe Bujar Dugollin i kam njohur që atëherë kur ishin student, ata studentë me shpresa të mëdha. Në një moment mbeta keq në stacionin e autobusëve dhe kur shkova për te Hotel Grandi ishte banda e Arkanit. Ishte policia serbe dhe nuk po arrija të kontaktoja me Albinin se kisha ardhur, por nuk kisha celular në atë kohë. Kisha një mënyrë për ta kontaktuar që ma kishte dhënë një italiane, por më ka shpëtuar një mik i imi Fadil Ismajli. Po ta zbulonin se kisha pasaportë të Shqipërisë, jeta ime ishte në rrezik. Mund të më vrisnin serbët. Pastaj Albini më strehoi te një familje te Kodra e Trimave që jam munduar ta kujtoj emrin dhe që atje kam lëvizur për në Prizren, Gjakovë e Pejë”, rrëfeu Arjani.

Për t’i shprehur mirënjohjen për kontributin e dhënë, djali nga Kosova, Atdheu i dha Arjanit një dhuratë shumë speciale ditën e sotme. Atdheu i dha një kornizë në të cilën shkruhej “Mirënjohje për kontributin e dhënë si gazetar gjatë luftës së UÇK-së”.

Arjani u prek shumë nga kjo surprizë dhe nuk mundi t’i mbante lotët.

“E vlerësoj shumë më kujtove një pjesë shumë të bukur të jetës sime, të eksperiencës sime, të aventurave të mia. Kjo është e rëndësishme, sepse ka qenë për çështje kombëtare, lirinë e Kosovës, për atë që s’është Kosova sot. Sado të vogël, më vjen mirë që e kam dhënë atë kontribut”, tha Konomi duke falënderuar Atdhen për dhuratën.

VIDEO