Adonis Dollapi tregon historinë 8-vjeçare me modelen e njohur: Si e finalizuam dashurinë me një bebe – AlpeGossip
Adonis Dollapi tregon historinë 8-vjeçare me modelen e njohur: Si e finalizuam dashurinë me një bebe

Adonis Dollapi tregon historinë 8-vjeçare me modelen e njohur: Si e finalizuam dashurinë me një bebe

Modelja e njohur Amina Shena i ka befasuar të gjithë me një set fotosh ku tregon barkun e rrumbullakosur në pritje të fëmijës së parë, që është djalë. Ajo pozon për herë të parë për ta ruajtur si kujtim familjar me partnerin prej tetë vitesh, Adonis Dollapi, i cili po ashtu është një këngëtar i njohur në tregun e muzikës me emrin, Lazy.

Dashurinë e tij të madhe për modelen bionde të markave dhe projekteve ndërkombëtare ai e ka shprehur në vargjet e këngës “1 në 1 milion”. Ndërsa për sprovat që ka kaluar lidhja e tyre 8-vjeçare, pritjen plot emocion të fëmijës së parë dhe martesën pasi të bëhen prindër, artisti nga Tropoja i rrëfen për “Panorama Plus”.

Si e pritët lajmin e shtatzënisë, ai ishte e planifikuar nga ju?

Nuk e besoj që ka gëzim ma të madh. Po e kishim planifikuar.

Keni shumë vite bashkë, si keni arritur ta mbani gjallë dashurinë, edhe pse jeni shumë të rinj në moshë?

U bëmë tetë vjet bashkë, sinqeriteti dhe dashuria ndaj njëri-tjetrit është, besoj unë. Unë dashurinë për të e kam shprehur, pasi i kam dedikuar edhe këngën me titull “1 në 1 milion.

Bëhesh xheloz për të, pasi dihet që është një vajzë e bukur?

Është budallallëk të thuhet që nuk bëhem xheloz, por ndonjëherë rrallë fare ndodh me mua.

Në ç’rast ke qenë kundër një projekti që ajo merr përsipër?

Ka pas një ose dy projekte që unë nuk i kam dashur dhe janë anuluar për punë profesionalizmi, jo punë xhelozie.

Lajmin se do të bëhesh baba, si e prite, duke qenë se ende s’ke mbushur 30 vjeç?

E kemi mësuar që fëmija është djalë. Ndryshim jete do të jetë për ne.

Do të bëheni prindër pamartesë. E keni menduar të organizoni një dasmë apo ende jo?

Po, e kemi menduar, por për momentin, jo.

Duke qenë se keni gati një dekadë bashkë, mund të na tregosh çfarë sprovash keni kaluar në lidhjen tuaj?

Përveç një periudhe që kam jetuar unë jashtë, tjetër gjë s’ka pasur mes nesh.