“NUK JE VIP”/ Florjan Binaj ironizon konkurrentët e “BIG BROTHER” – AlpeGossip
“NUK JE VIP”/ Florjan Binaj ironizon konkurrentët e “BIG BROTHER”

“NUK JE VIP”/ Florjan Binaj ironizon konkurrentët e “BIG BROTHER”

Emisioni “Big Brother VIP Albania” tashmë ka kaluar pritshmëritë e shikueshmërisë, duke u kthyer në kryefjalën e portaleve dhe të diskutimeve të të gjithë shqiptarëve.

Edhe aktori i humorit Florjan Binaj duket sikur i ka ndjekur polemikat dhe dinamikat e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri dhe ka vendosur të japë komentin e tij për banorët.

Me anë të një ‘story’ të postuar në llogarinë e tij të “Instagram”, ai ka ironizuar haptazi konkurrentët, duke thënë se fama e tyre është ‘rastësi’.

POSTIMI I FLORJANIT

Ti smë the

Atë që të thash

Kur e pash që më pe

E pe që të pash

 

Unë sta them

Atë që ta thash

Se më the ca më the

E të thash ca të thash

 

Pusho ti! Pusho

Arbana? Arbana?

Skam pa ca kom thon

Se tash i nigjova të tana


Muhabete aq boshe, sa duket sikur fama ka qenë rastësi

 Aktori i emisionit “Portokalli” ka postuar gjithashtu një deklaratë tjetër ironizuese. Ai i referohet edhe ngjarjes së ndodhur së fundmi në shtëpi, ku banorët u dënuan për shkak të mungesës së rregullit dhe higjenes.

Lidhur me këtë situatë, ai ka shkruar:

Nëse shkon në një banjo të pastër dhe e le sic e gjete, TI NUK JE VIP”