Pas Princ Harry-t dhe Meghan, një tjetër dasmë mbretërore, ja kush martohet – AlpeGossip
Pas Princ Harry-t dhe Meghan, një tjetër dasmë mbretërore, ja kush martohet

Pas Princ Harry-t dhe Meghan, një tjetër dasmë mbretërore, ja kush martohet

Me gjithë vëmendjen në dasmën e Meghan Markle dhe Princ Harry-t muajin e kaluar, është e lehtë të harrohet se ka një tjetër martesë mbretërore që ndodh këtë vit në Pallatin Mbretëror.

Princesha Eugenie do të martohet me të fejuarin e saj Jack Brooksbank më 12 tetor.

Çifti, të cilët janë lidhur 7 vite më parë, u fejuan gjatë një feste në Nikaragua në fund të vitit 2017. Dhe angazhimin e tyre në janar.

Ashtu si Harry dhe Meghan, Eugenie dhe Jack do të martohen në Kishën e Shën Gjergjit në Windsor Castle.

Dasma do të ketë një rëndësi më të vogël dhe nuk pritet që të transmetohet.

Por mendohet se çifti i ri do të ndjekë të njëjtin ritual ashtu si Meghan dhe Harry. Do të shkojnë në kishë dhe më pas do bëjnë një shëtitje me karrocë nëpër qytetin Windsor pas ceremonisë.

28-vjeçarja dhe Jack priten të kenë një listë të ftuarish. Anëtarët kryesorë të familjes mbretërore Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, Princi Çarls dhe Mbretëreshës Elizabeta do të marrin pjesë në ceremoninë.

Gjithashtu Harry dhe Meghan do të jenë atje.

Princesha Eugenia është vajza e Prince Andrew dhe Sarah Ferguson, dukeshja e Jorkut dhe ka një motër Princesha Beatrice, 29 vjeç.