Sot ngriti siparin edhe emisioni investigativ “Fiks Fare” në ekranin e televizionit “Top Channel”. Dorian Ramaliu dhe Devis Muka u shfaqën në studio nën ritmet e këngës së reperit kosovar Gjiko, “Si Bugatti”.
Sapo u rehatuan në karrigë, i nxitur nga muzika, Doriani nis të kërcejë me duart e mbështetura anash karriges, ndërsa këmbët lart. Mirëpo krejt papritur, ai humbet ekuilibrin dhe rrëzohet në tokë. Nuk dihet nëse ky incident ishte i planifikuar më parë, apo krejt rastësor.
“Kur pushteti amortizon karrigen … E nisëm me një këmbë të mbarë se tjetrën e thyem …” – shkruan krahas videos së bërë publike në “Instagram” Dorian Ramaliu.
Ndërsa Devis, e komentoi nga studio si syri i keq i puntatës së parë të emisionit.