Kylie Jenner, më e vogla e familjes Kardashian feston sot 21 vjetorin e lindjes, dhe siç mund të merrej me mend ka organizuar një festë të madhe me familjen e shoqërinë. Spekulimeve për përçarjen mes motrave të famshme, sot u erdhi fundi, shkak ditëlindja apo aq ishtë mëria nuk ka më rëndësi, Kim dhe Kourtney duket të jenë pajtuar.
Të pesta motrat, së bashku me nënën e tyre Kris Jenner janë fotografuar duke festuar ndërkohë që kanë bërë me gisht të mesit për kamerën. Nuk dihet se kujt i drejtohet ky gjest.
Ndërkohë Kylie solli në treg edhe produktet e reja, ndërkohë që shkëlqente e veshur me rozë. Nuk munguan edhe fotografitë me vogëlushen e saj Stormi, të cilat i shoqëroi me përshkrimin: “Duke pritur ditëlindjen time me dhuratën më speciale. Çfarë ishte jeta pa ty Stormi. Të dua ëngjëlli im i vogël”.














![PAS SELENËS/ Justin Bieber merr vendimin drastik! Heq dorë nga muzika për… [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/10/4dee1d68a4d1d0bdda00a4ebacffcc47_L-400x212.jpg)
