GATI OSE JO/ Çantat e vitit 2004 janë kthyer sërish në modë – AlpeGossip
GATI OSE JO/ Çantat e vitit 2004 janë kthyer sërish në modë

GATI OSE JO/ Çantat e vitit 2004 janë kthyer sërish në modë

Çantat hobo kanë pasur një periudhë të artë rreth vitit 2004 dhe më pas u zhdukën. Por duket se pas kaq shumë vitesh ato janë rikthyer sërish në modë dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë ju që e keni zakon t`i ruani gjërat e vjetra. Nëse kudo keni parë çanta mikroskopike, ku mund të fusësh vetëm një buzëkuq, mos u shqetësoni pasi çantat hobo kanë shumë hapësirë brenda dhe mund të fusni gjithçka që mund t`ju duhet gjatë ditës.

 

E mira është që janë të kombinueshme me të gjitha stilet e rrobave dhe janë praktike pasi kanë vetëm një rrip. Po ashtu, janë pjesë koleksioneve të Pranverës 2019 të shumë markave të njohura. Më poshtë po ju sjellim disa modele që mund të kthehen në të preferuarat tuaja.