IU PUBLIKUAN BISEDAT/ Reagon Alvisa: ju kërkoj ndjesë për… – AlpeGossip
IU PUBLIKUAN BISEDAT/ Reagon Alvisa: ju kërkoj ndjesë për…

IU PUBLIKUAN BISEDAT/ Reagon Alvisa: ju kërkoj ndjesë për…

Ditën e sotme, ish-konkurrentja e “Për’puthen” Alvisa Qarri është përballur me një ngjarje të pakëndshme, ku i është vjedhur llogaria e saj e “Instagram”-it.

Hacker-i ka postuar disa nga bisedat e saj me disa nga konkurrentët dhe ish-konkurrentët e tjerë të emisionit të dashurisë, duke zbuluar një sërë detajesh lidhur me të pathënat e tyre që i kanë habitur të gjithë fansat.

Pak kohë më vonë, Alvisa ka arritur të rikthejë llogarinë e saj të “Instagram”, duke reaguar për herë të parë lidhur me këtë ngjarje.

Ajo ka postuar një ‘story’, në të cilën i ka kërkuar ndjesë të gjithëve për publikimin e bisedave dhe ka paralajmëruar për marrjen e masave mbi shkeljen e privatësisë.

“Ju kërkoj ndjesë për bisedat dhe gjithçka që u publikua. Do merren masa për këtë shkelje privatësie.”- ka shkruar ajo në “Instagram”.

Rikujtojmë se një nga bisedat e publikuara që tërhoqi më së shumti vëmendjen e ndjekësve ishte dhe ajo me Albi Dhimën, konkurrent i cili ka disa ditë që ka dalë nga programi.

Duket se nga mesazhet e treguara, ish-i dashyri i saj, Bashkimi mund të ketë pasur edhe të dashura të tjera, për të cilat Alvisa duket se mund të ketë qenë në dijeni.