Ylli i televizionit, Kim Kardashian dhe aktori Pete Davidson, kanë përforcuar dyshimet se janë më shumë se miq. Çifti i ri u fotografua në rrugët e Palm Springs duke shëtitur të kapur përdore. Fotografitë e siguruara nga “Daily Mail” tregojnë shumë për marrëdhënien e dyshes, edhe pse ata ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht.
Lajmin se ata janë në një lidhje e konfirmoi gjithashtu “Page Six”. Kim, 41 vjeç, dhe Pete, 48 vjeç, u përfolën për një romancë pas disa takimeve që patën në vendlindjen e Davidson, në Nju Jork dhe në vendlindjen e Kardashian, në Los Anxhelos.
Madje ai udhëtoi në Kaliforni për ditëlindjen e tij të martën për të kaluar kohë me familjen e Kim në rezidencën e nënës së saj, Kris Jenner, në Palm Springs.
Ata u panë për herë të parë duke u kapur për dore në një park në Kaliforninë Jugore, më 29 tetor, menjëherë pas koncertit të saj “SNL”, ku dyshja ndanë një puthje gjatë një skeçi.
Kim u divorcua nga Kanye West në fillim të këtij viti. Ish-çifti kanë katër fëmijë dhe kjo është arsyeja pse kanë vendosur të ruajnë një marrëdhënie të mirë, edhe pse nuk janë më bashkë.