Prej ditësh qarkullon thashethemi se Turjan Hyska, pas vitesh të tëra në Vizion Plus, do të kalojë në Tv Klan. Në fillim e mohoi kategorikisht, e më pas u pa me Aleksandër Frangajn, presidentin e Tv Klan në ambientet e këtij televizioni. Jo vetëm që u tha me siguri se Hyska do të lëvizë për në Klan, madje u aludua se do të marrë me vete gjithë trupën e Apartamentit 2XL.
Ç’u tha më lart është pjesërisht e vërtetë. Turjan Hyska do të shkojë në Klan, por i vetëm. Burime pranë Anabel.al konfirmojnë pikërisht këtë. Madje, moderatori do t’u kthehet emisioneve me lojëra që e përcaktuan si figurë televizive. Mësohet se në Klan, ai do të prezantojë një game show, formula e të cilit nuk është zbuluar ende.
Në Vizion Plus, ai solli në ekran disa game show ku më të njohurat janë Përrallë me Mbret, Përrallë me Pirat dhe Mos u Nxeh. Ky emision pritet të nisë sezonin e ri televiziv, pra në shtator.