NDARJA DONALD-BEATRIX/ Rrëfen Monika: Unë besoj tek historia e tyre, ka dritë jeshile – AlpeGossip
NDARJA DONALD-BEATRIX/ Rrëfen Monika: Unë besoj tek historia e tyre, ka dritë jeshile

NDARJA DONALD-BEATRIX/ Rrëfen Monika: Unë besoj tek historia e tyre, ka dritë jeshile

Aktorja Monika Lubonja ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Abc e Pasdites” ku foli për rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP”. Mes të tjerash ajo u pyet dhe rreth ndarjes së bujshme të Donaldit me Beatrixën.

Monika u shpreh se kjo ka qenë e befasishme, sepse mendon se mes tyre ka pasur ndjenja të vërteta. Ajo shtoi se beson që do të ketë një dritë jeshile për këtë lidhje.

“I befasishëm. Se unë edhe përpara disa ditësh kur bëmë Big Brother post mendoja që janë gjërat emocionale, unë besoja dhe vazhdoj të besoj tek Donaldi. Unë besoj tek historia e tyre, varet si e kam parë brenda, i kam parë shumë afër ata dhe kam qenë shumë afër me atë çift.

Janë të dy të mrekullueshëm, Trixa dukej që e dashuronte apo e donte. Unë them që do ketë një dritë jeshile sepse është situata, nuk duhet të paragjykojmë është i tronditur edhe Donaldi”, tha Monika.