Çfarë FATI! I hyri në dyqanin ku punonte, vajza nga shqipëria TAKON Rihannën – AlpeGossip
Çfarë FATI! I hyri në dyqanin ku punonte, vajza nga shqipëria TAKON Rihannën

Çfarë FATI! I hyri në dyqanin ku punonte, vajza nga shqipëria TAKON Rihannën

Duke qenë idhull për miliarda njerëz, të gjithë do donin ta takonin të paktën një herë Rihannën. Fansat e saj mbushin koncertet plot e përplot për ta parë nga afër këngëtaren e presin në radhë të gjata për një autograf të saj. Ndërsa një vajze shqiptare që jeton në Amerikë i ka ardhur “fati te dera”.

Sipas “Prive” vajza quhet Vlora Neziri dhe punon në një dyqan veshjesh në Soho, Manhattan në Shtetet e Bashkuara. Rihanna dje ka hyrë në këtë dyqan për të bërë pazar e me këtë rast shqiptarja ka bërë një foto me të ku Rihanna shfaqet duke buzëqeshur nga kamera.

Këngëtarja me famë botërore shfaqet e veshur me një xhaketë bojëqielli dhe varëse me diamant e me këtë veshje është fotografuar më pas edhe nga paparacët.