DOLËN TË DY NGA “PËR´PUTHEN”/ Shqipja dhe Arbri shfaqen bashkë, çfarë po kurdisin vallë (FOTO) – AlpeGossip
DOLËN TË DY NGA “PËR´PUTHEN”/ Shqipja dhe Arbri shfaqen bashkë, çfarë po kurdisin vallë (FOTO)

DOLËN TË DY NGA “PËR´PUTHEN”/ Shqipja dhe Arbri shfaqen bashkë, çfarë po kurdisin vallë (FOTO)

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Arbër Aruci, u largua pak kohë më parë nga ky format. Këtë lajm, ai e pati dhënë përmes një postimi në rrjetin e tij social në InstaStory, ku mes shpjegimeve të tjra, ai shkruante se kishte disa angazhime personale jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë, Arbri ndodhet akoma në Shqipëri, madje ai është fotografuar me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, pasi ajo ka publikuar në rrjetin e saj social një foto, ku shfaqen të dy së bashku.

Mesa duket ata të dy vazhdojnë të ruajnë kontaktet me njëri-tjetrin edhe pas largimit nga programi. Ende nuk dihet se çfarë i lidh ata të dy, ndoshta ruajnë raporte shoqërore ose diçka më shumë.

Kujtojmë se Shqipja u përjashtua kohë më parë nga emisioni “PërPuthen”. Njoftimin e bëri prezantuesja, Bora Zemani, në hyrje të emisionit, e cila tha se, pavarësisht se programi promovon lirinë e shprehjes për konkurrentët, nuk toleron homofobinë.

“Konkurrentja Shqipe Hysenaj, në mënyrë të përsëritur ka shfaqur sjellje të papërshtatshme dhe të dënueshme në raport me moralin shoqëror, çka nuk e klasifikon atë si një model që të rinjtë duhet ta ndjekin. Duke i garantuar të gjithë shikuesit tanë të çdo moshe, se Top Channel është i vendosur të mbrojë personalitetin dhe dinjitetin e çdokujt pavarësisht bindjeve dhe orientimeve të tij fetare, politike apo seksuale ne kemi vendosur të përjashtojmë për një fat të pacaktuar Shqipen nga “Për’Puthen”. Mbrojtja e parimeve mbi të cilat ndërtohet një shoqëri e lirë moderne dhe pluraliste, është më e rëndësishme se audienca e çdo programi. Për këtë shkak i kërkuam Shqipes të kërkojë ndjesë publike duke e përjashtuar nga “PërPuthen”, tha Bora.