KUR FESTA SHNDËRROHET NË TRAGJEDI/ Teksa kërcente 40 vjeçari qëllohet me… (VIDEO) – AlpeGossip
KUR FESTA SHNDËRROHET NË TRAGJEDI/ Teksa kërcente 40 vjeçari qëllohet me… (VIDEO)

KUR FESTA SHNDËRROHET NË TRAGJEDI/ Teksa kërcente 40 vjeçari qëllohet me… (VIDEO)

Një festë mes disa miqsh është kthyer në një tragjedi brenda pak minutave. Ngjarja ka ndodhur në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Yemil Arguelles, baba i dy fëmijëve, ishte i qeshur dhe bënte shaka pak para se të qëllohej nga një plumb qorr.

Çastet e fundit të jetës së 40-vjeçarit janë të filmuara nga kamera. Miqtë ishin mbledhur në oborrin shtëpisë dhe këndonin e kërcenin. Një plumb qorr goditi në gjoks 40-vjeçarin Arguelles. Në pamje, ai shihet teksa rrëzohet nga karrigia. Babai i dy fëmijëve u transportua në spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë.

Miqtë e 40-vjeçarit i thanë policisë se menduan që Arguelles kishte pësuar atak kardiak. Policia dyshon se dikush në zonë ka qëlluar me armë në ajër dhe plumbi preku 40-vjeçarin. Hetuesit kanë përjashtuar mundësinë që me armë të ketë qëlluar dikush që ka qenë i ftuar në festë. Autoritetet janë duke hetuar për të gjetur personin përgjegjës