Modelja shumë e komentuar në media, Oriola Marashi është rikthyer në Instagram duke publikuar foto të reja që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen.
Nuk kanë munguar komplimentet e shumta për Oriolën, por në hapësirën e komenteve ka rënë në sy krahasimi që fotografi i njohur Juxhin Kurti i ka bërë me Alessandra Ambrosio.
“Ok mbase” i përgjigjet Oriola, por ndryshe mendon e ëma.
“Është krejt si Oriola Marashi, se s’ka nevojë fare ti ngjajë Alessandria Ambrosios se e bëri zoti të bukur si diamant”, komenton Xhoi Jakaj.